‘Model i dështuar ekonomik i qeverisë’/ Meta: Shqipëria është vendi i fundit për ardhjen e investitorëve të huaj

Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën në të cilën ndodhet vendi.

Meta në ‘Facebook’ shkruan se Shqipëria është vendi i fundit për ardhjen e investitorëve të huaj dhe industrinë prodhuese.

Sakaq thekson se qeveria nxitur vetëm sektorin e ndërtimit, pikërisht aty ku ajo është e përfshirë në interesat për pastrimin e parave të pista të grupeve kriminale.

Postimi i plotë:

Të fundit në rajon për ardhjen e investitorëve të huaj.

Të fundit në rajon për industrinë prodhuese.

Të fundit në rajon për eksportet e mallrave dhe shërbimeve në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Kompanitë e mëdha të huaja zgjedhin vendet fqinje përpara Shqipërisë sepse në Shqipëri klima për investitorët e huaj seriozë është armiqësore, korruptive dhe dekurajuese.

Qeveria ka nxitur vetëm sektorin e ndërtimit, pikërisht aty ku ajo është e përfshirë në interesat për pastrimin e parave të pista të grupeve kriminale.

Sipas raportit të Nismës Globale kundër krimit të Organizuar Ndërkufitar vetëm në tre vite 2017-2019 në Shqipëri u pastruan 1.2 miliardë euro në sektorin e ndërtimit.

Është e qartë se të gjithë këto tregues që nxjerrin në pah zhvillimin e dobët ekonomik të vendit janë rezultat i një modeli të dështuar ekonomik të Qeverisë, dritëshkurtësisë së saj dhe përzgjedhjes së krimit si aleat dhe jo investitorëve të huaj seriozë në rrugën e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *