Higjiena e gojës shpesh lihet mbas dore duke shkaktuar problemet me dhëmbët në mënyrë të përsëritur në shoqërinë tonë për shkak të informacionit të dobët mbi higjienën e gojës. Janë të shumta rastet ku mos kujdesi ndaj dhëmbëve çon në rrezik të madh. Ndërkohë një dentist u ka bërë thirrje njerëzve që të puthen katër minuta në ditë për të mbajtur larg problemin e prishjes së dhëmbëve.
Dentisti i njohur si Dr Khaled Kasem sugjeroi se puthja mund të jetë e dobishme për shëndetin oral, sepse stimulon prodhimin e pështymës, e cila arrin të neutralizojë acidet në gojë.
Sipas dentistit pështyma neutralizon acidet në dhëmbë, duke ulur rrezikun e prishjes së tyre. Shkëmbimi i pështymës gjatë puthjes stimulon sistemin imunitar për të prodhuar më shumë antitrupa për të mbrojtur dhëmbët.
“Përfitimi i puthjes është se prodhon më shumë pështymë në gojë. Pështyma është e rëndësishme sepse ndihmon të përtypni, gëlltisni, lufton mikrobet dhe parandalon erën e keqe të gojës, gjë që është ideale kur puthni!”, tha dentisti.