‘Sorosi një armik i Shqipërisë dhe Kosovës’/ Berisha: Kundërshtova dhe zbulova planin për ndarjen e trojeve shqiptare  

“Kam prishur një plan prej milionash… ku ishin kurdisur që nga kryeministri i Shqipërisë, Presidenti i Serbisë, ai i Kosovës etj.”. Kjo ishte një alibi e fortë që ish-kryeministri Sali Berisha ka përmendur për të justifikuar sipas tij vendimin që ka marrë ndaj tij Departamenti Amerikan i Shtetit.

Gjithsesi ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, thotë se, pas vendimit të DASH mund të mos jetë direkt George Soros.

Ai thotë se e ka sulmuar hapur filantropin e famshëm botëror, si kryespekulant të planetit dhe armik të demokracisë shqiptare.

Berisha thekson se vitet e fundit ka pasur objektiva, teksa ka kundërshtuar ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve si dhe ka denoncuar bandat dhe lidhjet e tyre me qeverinë shqiptare.

“Nuk e them që është George Soros, them ku ka qenë Sali Berisha këto 8 vite. Kam kundërshtuar ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve. E dija që kam përpara qindra milion të gjithë qeveritarët e rajonit, kryeministrin e Shqipërisë, Presidentin e Serbisë, Presidentin e Kosovës. Ishte bërë një lobim aq i fuqishëm. Interesi i kombit tim ishte të thoja atë që mendoja. Përveç kësaj, kam qëndruar më shumë se kushdo tjetër në këtë vend kundër krimit e drogës.

Kam qëndruar jo pa qëllim, por për t’i nxjerrë njerëzve frikën. Nuk i shqiptonin dot emrat e tyre. E kam bërë me qëllim. S’jam as prokuror, as gjykatës, as hetues. Kam përdorur mjetet e mia për të denoncuar bandat ku janë ku s’janë me radhë, e kam bërë këtë.

Kam sulmuar haptazi George Soros, krye spektulant të planetit. E kam bërë në valët e VOA-s, armik i demokracisë shqiptare. Dhe për probleme të tjera. Unë këto vite, kam pasur objektiva, jam me objektiva. Prandaj në letër i kam thënë, unë këto kam bërë. Jam krenar për këto që kam bërë.

Hamendje mund të dalin, por besoj se hapi më i rëndësishëm është ti drejtohem Gjykatës, dhe Gjykata të nxjerrë të vërtetën në shesh se cili ka qenë Berisha gjatë gjithë jetës së tij politike, Cila është e shoqja e Berishës, 73 vjeçe sot që vijon punën me autizmin, cilët janë fëmijët e tij. E para është çështje dinjiteti. Pastaj qëllimet, secili ka të vetat.

Është sekretari që ka firmosur dhe njoftuar. Është ai që përdori autoritetin e tij për të më dëmtuar mua. Për të cenuar. Unë s’do doja kurrë të isha, por ai e bëri këtë. Nëse do ta bëjë këtë, s’kam asnjë kundërshtim. Meqë s’shkoj dot në SHBA, në Gjykatë, po shkoj në Francë”,- tha Berisha.

Sipas Berishës, Blinken ose është nxitur ose është keqinformuar nga informacione të gatuara nga Tirana dhe nga zyra e Kryeminstrit Rama, që në bashkëpunim edhe me të tjerë kanë hartuar këto akuza.

“Kërrova prova, në qoftë se Sekretari Amerikan i Shtetit do të paraqiste prova unë do ta konsideroja. Por jo me këto prova të montuara në Tiranë te zyra e Edi Ramës. Kërkova që të paraqitej një fakt i vetëm sepse do mjaftonte një fakt dhe do të merrje vendime krejt të tjera. Kishin 0 fakte”,- deklaroi ish-kryeministri Berisha.

Berisha tha se kërkon prova për vendimin e DASH, duke shtuar se nëse do të kishte qoftë edhe një provë, nuk do të padiste Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, por do të vepronte krejt ndryshe.

“Nuk kam asnjë lloj komenti, gjersa unë po marr këtë masë. Në atë letrën që publikova dje kërkoja që të ishte një fakt i vetëm. Do të mjaftonte një fakt, që unë të merrja vendime krejt të tjera. Por kishin zero fakte.

Por prapë nuk humbas, do të bëj çdo përpjekje që të paraqiten në gjykatë provat ndaj meje. Do pranoja çdo provë, por jo prova të montuara në Tiranë nga zyrat e Edi Ramës.

Provat le t’i nxjerrin. Tani unë kam hap gjyq, le t’i paraqesin para gjykatësit provat. Ai është diplomati më i fuqishëm i botës, unë jam një qytetar, por që besimin te drejtësia e kam të pakufishëm”,- tha Berisha.

12 vjet më parë Sali Berisha e shpalli George Soros mik të madh të shqiptarëve ndërsa

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *