Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavala në Greqi, ku një blegtor, 56-vjeç vrau me armë gjahu ish-partneren e tij, 31-vjeçe dhe foshnjën e tyre vetëm 11 muajshe e më pas vrau veten.
Siç raportojnë mediat greke, ai qëlloi për vdekje (30 shtator) gruan dhe fëmijën në një distancë mjaft të afërt dhe sipas ekspertizës ligjore, gruaja është qëlluar me plumb për derra të egër, ndërsa foshnja, me plumb për shpendët.
Kam dyzet vjet që jam mjeko-ligjor dhe rrallë shoh një rast që një foshnjë 11-muajshe të vritet kaq me gjakftohtësi’, tha mjeku.
Ndërkohë në ceremoninë e varrimit të autorit, nuk ka qenë i pranishëm asnjë, vetëm patrulla e policisë dhe një prift. I gjithë fshati “i ktheu shpinën” pas aktit të tmerrshëm që bëri, pa mëshirë.
“Nuk po flisja me djalin tim dhe as nuk e kisha parë nipin tim. Nuk do të shkoj në varrimin e djalit tim”,- ishte shprehur babai i tij. Trupat e gruas dhe foshnjës do të dërgohen në Gjermani, ku të afërmit dhe miqtë do të japin lamtumirën e fundit.