Meta takohet me banorët e kryeqytetit: Ndryshimi do të nisë nga Tirana

Pas takimit që ka zhvilluar me banorë të Tiranës, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, bashkangjitur disa fotove të postuara në Facebook, shkruan se PL do të garantojë rikthimin e llogaridhënies.

Ilir Meta, thotë se përfshirja e banorëve të kryeqytetit është e rëndësishme, dhe se zëri i tyre duhet të dëgjohet.

“Çdo ditë pranë banorëve të kryeqytetit për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Përfshirja aktive e tyre, vendimtare që zëri i tyre të dëgjohet.

Ndryshimi do të nisë nga Tirana! Partia e Lirisë do të garantojë rikthimin e Llogaridhënies!”, shkruan kreu i PL.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *