Detaje nga pengmarrja në Durrës/ Beqiraj u dhunua bashkë më të vëllanë dhe më pas u rrëmbye

Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin  e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, ku një person u mor peng.

U mësua  se Indrit Beqiraj ishte duke udhëtuar me vëllanë e tij G.Beqiraj me motor, një mjet u ka prerë rrugën e janë përplasur dhe motori ka dalë nga rruga. Sipas raportimeve, u mësua se vëllezërit Beqiri janë rrahur me ata personat e automjetin qe u preu rrugën. Në  konflikt u përfshinë dhe disa persona të tjerë.

Në konflikt e sipër ata kanë marrë me vete në makinë Indrit Beqiraj dhe janë larguar. Si rezultat reagimit të policisë  këta e kanë lënë  diku në rrugë e kanë ikur.

Sakaq Indrit Beqiraj shkoi në polici bashkë me vëllanë. Policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe po hetohet si heqje e paligjshme e lirisë. /Ballkanweb

Emri/ Rrëmbehet një person në autostradën Durrës-Tiranë

ind

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *