Rama: Hyrja e Universitetit të Tiranës në një fazë të re, do të thotë se nuk jemi ndryshe nga të tjerët

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë  Konferencës Ndërkombëtare të Nanoteknologjisë,  është  shprehur optimist për mbarëvajtjen e arsimit të lartë në Shqipëri, teksa thekson se Universiteti i Tiranës ka hyrë në një fazë të re, pasi fondet europiane janë 4-fishuar.

Gjithashtu Rama tha se  qeveria do të vazhdojë të mbështesë të rinjtë  dhe botën universitare.

“Akademia e Shkencave është kthyer në pikë referimi. Dalë ngadalë po çel dyer të cilat më parë ishin të kyçura. Jam i entuziazmuar sot ku asnjë i pranishëm nuk është delegat që nuk e di për çfarë ka ardhur. Të gjithë përfaqësojnë një përpjekje të përbashkët. Hyrja e Universitetit të Tiranës në një fazë të re me fonde evropiane dhe projkete kuptimplota që forcojnë besimin se ne jo vetëm që s’jemi ndryshe nga të tjerët. Katërfishimi i fondeve evropiane për kërkimin shkencor në Universitet.

Ne kemi vënë theksin te të rinj dhe te bota universitare. Të gjithë të kenë akses të barabarte në arsim. Nuk ka asnjë diskutim  se dimensioni akademik dhe arsimor i integrimit të BE nuk duhet të presë anëtarësimin e plotë të vendeve të Ballkanit në BE”, tha Rama.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *