Tunizia kritikon Izraelin: “Nuk ka krim më të keq se sa vrasja e fëmijëve të pafajshëm”

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Tunizia ka deklaruar se nuk ka krim më të keq se sa vrasja e fëmijëve të pafajshëm përfshirë këtu edhe foshnjet, raporton Aljazeera. Tunizia ka kritikuar ditën e sotme Izraelin për bombardimet në Gaza.

“Sa fëmijë do të humbin jetën e tyre? Cili krim mund të jetë më i keq sesa vrasja e fëmijëve të pafajshëm, përfshirë foshnjat? “, tha Ministri i Jashtëm tunizian Othman Jerandi.

Kujtojmë se Bashkimi Europian e ka quajtur jetën e fëmijëve në gaza si “ferri në Tokë”. Të paktën 230 palesinezë kanë humbur jetën, mes tyre 65 fëmijë janë vrarë si pasojë e dhunës së pandalshme të Izraelit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *