Sindikata e pedagogëve përmes një deklarate për mediat, i ka bërë thirrje stafeve akademike që t’i bashkohen protestës së 5 tetorit, para Universiteti Politeknik në Tiranë.
Pëfaqësuesit e pedagogëve theksuan se po ushtrohet presion direkt dhe indirekt ndaj kolegëve të tyre për mos të marrë pjesë në protesta.
“U na bashkoni që të bëhemi bashkë më 5 tetor. Nuk po kërkojmë vetëm rritje pagash, pasi misioni ynë nuk ka njësi matëse. Ftojmë të gjithë kolegët tanë në të gjitha rrethet, këtu në 5 tetor në orën 11:00. Le ta bëjmë këtë godinë qëndresë. Drejtues të institucioneve ju bëjmë thirrje; Qëndroni në lartësinë e detyrës, mos intimidoni. Ka pasur kërkesa direkte dhe indirekte për të mos marrë pjesë në protestë. Ne do të qëndrojmë fortë deri në plotësimin e kërkesave. Bojkoti është një nga mënyrat që do të aplikohet.”, tha përfaqësuesi i sindikatës.