Komisioni për Sigurinë Kombëtare, do të zhvillojë mbledhjen me dyer të mbyllura, pasi kështu u vendos me votat e anëtarëve prezent, edhe pse opozita ishte kundër. Në këtë seancë, do të flasin edhe shërbimet sekrete të SHISH lidhur me sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS.
Kryetari i Komisionit, Nasip Naço paralajmëroi se në seancë çdo deputet do të duhet të dorëzojë celularët.
Debati:
Ervin Salianji: Një pjesë e diskutimit duhet të jetë e hapur.
Qefaliaj: Unë habitem se përse duhet të jetë objekt bisede nëse duhet të jesh ose jo me çertifikatë sigurie. Secili deputet është i përgjegjshëm për të bërë punën e tij. Kërkoj që të operoni me dyer të mbyllura për këtë seancë.
Nasip Naço: Nëse vendoset me dyer të mbyllura, të gjithë deputetët duhet të mbyllin telefonat.
Xhaferraj: Ky është skandal. Nuk kufizohet me VKM. Certifikatën e kërkon Rama se e mbushi Kuvendin me kriminelë.
Kryetari Naço: Sa të fiken kamerat do ju lë te flisni. Dorëzoni celularët
Flamur Noka: Do dorëzojmë të gjitha, celularët, këpucët. Ju kërkoni që ne ti dorëzojmë të gjitha. Mirë bën. Unë respektova çdo koleg, unë heshta dhe dëgjova, zoti kryetar çështja për të cilën është thirrur kreu i SHISH është çështje sensitive, nuk ka asnjë sekret. Shteti ishte i pambrojtur.
Qefaliaj ngrihet nga vendi*
Naço: Kush do që seanca të jetë me dyer të mbyllura, Pro gjashtë persona. Seanca vijon me dyer të mbyllura.