Një aksident rrugor ka ndodhur në Tiranë, në afërsi të bulevardit ‘Gjergj Fishta’.
Burime për median bëjnë me dije se kamioni ka përplasur një qytetar të çastit i cili po lëvizte me biçikletë. Mësohet se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut, por dëshmitarët rrëfejnë se e ka tërhequr zvarrë disa metra.
I plagosuri ka marrë dëmtime fizike, ku është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës.
![](https://www.priza.al/wp-content/uploads/2022/10/640-0-2de07107d00b7506d673113d0c3f31b5.gif)