U shfaq i përgjakur në ‘Javën e Modës’ në Paris, fansat të shqetësuar për Kanye West

Ndryshe nga markat e tjera që e kanë hapur shfaqjen e tyre në ‘Javët e Modës’, me supermodelet si Bella, Gigi Hadid, e shumë të tjera, mbrëmjen e djeshme shfaqja e “Balenciaga-s” në ‘Javën e Modës’ në Paris ka zgjedhur Kanye West, për hapjen e tyre.

Reperi i njohur amerikan, u shfaq i veshur tërësisht në të zeza me një ‘hoodie’ në ngjyrë të zezë, pantallona të zeza dhe çizme llastiku në po të njëjtën ngjyrë. Kanye gjithmonë ka surprizuar me stilin e tij, por këtë herë ai ka shqetësuar fansat pasi është shfaqur me bluzë të gjakosur dhe shenja në fytyrë.

 

Kjo dukje e tij ngjalli reagimet e fansave në rrjetet sociale, ku pjesa më e madhe e tyre e cilësuan si një “ekzagjërim” dukjen e e tij. Një fans komentoi: “Kush e rrahu?” Dikush tjetër shtoi: “Ai po imiton një boksier.”

Mirëpo, pavarësisht gjithçkaje, Kanye ia del të kthejë gjithçka që vesh në modë, qoftë edhe një bluzë të gjakosur.

Më herët kujtojmë se, Kanye habiti teksa u shfaq me çorape dhe me shapka me gisht në ‘Javën e Modës’ në Londër. Reperin e kemi parë edhe me çizme në verë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *