Projektligji për amnistinë fiskale/ Alibeaj: Qëndrimi ynë i unifikuar

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj është treguar i prerë në lidhje me projektligjin për amnistinë fiskale.

Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se qëndrimi i grupit të tij është kundër këtij projektligji.

“Kemi diskutuar edhe për reformën elektorale që nis për pak. Diskutuam për dy çështje të tjera. Njëra për amnistinë fiskale dhe qëndrimi i unifikuar i grupit të PD,  jo amnistisë që do e shndërrojë Shqipërinë në parajsë të krimit. Qëndrimi tjetër është për pasaportat e arta, në të njëjtën linjë është e papranueshme për ne që është shkallmimi i dyerve të vendit për të futur para të pakontrolluara dhe influenca të papërshtatshme. Çështja e tretë është ligji për lustracionin. Kemi depozituar tre nisma”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *