Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka marrë pjesë në Komisionin për Reformën Zgjedhore, ku po diskutohet shqyrtimi i kalendarit të punimeve.
Alibeaj tha se opozita ka gati draftin e punës, ku theksoi se palët duhet të dakortësohen me njëra-tjetrën.
“Palët të dakortësojnë në mënyrë që komisioni të ecë. Të ecim në këtë mënyrë, unë kam interes së çfarë komisioni do vendosë. Opozita është nisur të bëjë diçka të mirë, ne jemi gati me reformën në dorë e ka mazhoranca”, tha ai.