Mes të dyshuarve të policisë? Reagon Spiropali: O burra hajde gjejmë ç’lidhje ka Elisa

Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar pasi emri i saj u pa në listen e publikuar ditën e sotme  të dhënat e saj u bënë publike nga hakerat që sulmuan sistemet në Shqipëri.

Ministrja Spiropali me anë të një postimi në rrjete sociale, u shpreh se akuzat e hedhura janë absurde duke e quajtur turp shpërndarjen në rrjet.

“S’ka më jo turp, po as një minimum sensi logjik të kanaleve e të portaleve në raport me publikun, se për ndonjë ndjenjë minimale patriotizmi as bëhet fjalë! Hakerat e një vendi armiqësor me Shqipërinë postojnë lista me emra pa lidhje dhe këtu hidhen gjylet e akuzave absurde!

Thotë Saliu lista Memex, vu portalet lista Memex. Përgënjeshtroi Policia nuk është lista Memex, por lajmet e portaleve mbetën.

Shkurt, e hodhën ata një gur në lumë dhe tani o burra të gjejmë ç’lidhje ka Elisa, Niko, Mimi e të tjerë apo edhe disa gazetarë në listën e të dyshuarve të Policisë! Kanë vetëm një lidhje: Lidhjen mes keqdashësisë së atyre që e hedhin gurin dhe ligësisë së atyre që gjoja s’e nxjerrin dot! Qesharake”, shkruan Spiropali.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *