Kujdes! Këto janë shenjat që ju tregojnë se po prekeni nga depresioni

Depresioni është një çrregullim që dita ditës po bëhet edhe më i zakonshëm. Studiuesit sqarojnë se depresioni shkaktohet nga një kombinim i faktorëve gjenetikë, biologjikë, mjedisorë dhe psikologjikë. Këto janë 11 simptomat që nuk duhet t’i anashkaloni:

-Hani më shumë se zakonisht

Përzierja e emocioneve që shoqërojnë depresionin mund të çojë lehtësisht në shtimin e urisë.

-Mungesa e dëshirës për t’u ushqyer

Depresioni gjithashtu mund të prodhojë dhe efektin e kundërt, nëse truri është i prekur nga emocionet negative, ai mund të harrojë të ushqehet ose të bëjë të humbasë krejtësisht dëshirën për ushqim.

-Ndryshimet me gjumin

Disa njerëz me depresion flenë shumë për shkak të rënies së niveleve të tyre të energjisë, një pjesë tjetër, përjetojnë pagjumësi për shkak të shqetësimeve.

-Irritimi

Depresioni mund të bëjë që të reagoni në mënyrë të keqe ndaj gjërave pa shumë rëndësi, gjenerojnë dekurajim ose humor të keq, thotë Jennifer Wolkin, eksperte e psikologjisë në revistën ‘Health’.

-Humbja e interesit

Ju mund të humbisni kënaqësinë për gjërat që dikur ju kanë pëlqyer, si sporti, hobet tuaja apo daljet me miqtë, thotë ‘Healthe Line’. Një nga fushat ku mund të shfaqni mungesë interesi është dhe seksi.

-Ankthi

Megjithëse depresioni nuk është provuar të shkaktojë ankth, të dyja kushtet priren të ndodhin së bashku. Disa shenja të ankthit përfshijnë rrahje të shpeshta të zemrës, djersitje dhe nerva.

-Mendoni për vdekjen

Herë pas here, depresioni shoqërohet me vetëvrasje. Zakonisht, ata që bëjnë vetëvrasje, japin si fillim shenja depresioni.

-Mungesa e përqëndrimit

Të qenurit i shqetësuar ndikon në punën tuaj, kujtesën dhe vendimmarrjen tuaj.

-Ndjeheni të pavlerë

Mendoni në mënyrë të përsëritur se nuk jeni të aftë apo nuk jeni të mirë aq sa duhet është një shenjë tjetër e rrezikshme. Mungesa e vetëvlerësimit mund të sjellë vetëm dëshpërim.

-Mungesa e energjisë

Ballafaqimi me luhatje të vazhdueshme emocionale ju largon energjinë. Prandaj, në rast të depresionit, është e zakonshme të ndihesh shumë i lodhur për t’u përballur me detyrat dhe përgjegjësitë ditore.

-Dhimbje të pashpjegueshme

Shqetësimet emocionale mund të kanalizohen në dhimje në trup si: stomak, kokë, qafë apo në kockat tuaja. Nëse keni pasur disa nga simptomat e përmendura për të paktën dy javë, mund të keni depresion. Për t’u ndjerë më mirë, konsultohuni me një profesionist.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *