Kush janë shenjat më me fat për muajin tetor? Horoskopi i Susan Miller për këto dy shenja  

Dashi

Tetori do të ndezë tek ju shpirtin e bashkëpunimit, si nga ana e jetës personale ashtu dhe në atë profesionalen. Nëse jeni të martuar apo të lidhur, me shumë gjasa do të bëni plane të rëndësishme për të ardhmen me partnerin tuaj në jetë, apo biznes. 15 tetori është ditë me fat për ju, kështu që rrethojeni në kalendar, çdo gjë mund të ndodhë atë ditë.

Në punë, ndjesia e grupit do të jetë e fortë. Edhe pse si Dash që jeni nuk ju pëlqejnë shumë partneritetet pasi preferoni ta bëni ju drejtimin, këtë muaj do merrni më shtruar. Kushtojini vëmendje detajeve, pasi Mërkuri në prapavijë sapo ka nisur dhe përfundon në 18 tetor. Kjo do të thotë që persona të rëndësishëm janë akoma aty pas kuintave, ndonëse ju mendoni se janë zhdukur. Vendimet e tyre kanë ndikim të rëndësishëm për të ardhmen tuaj, por bëhuni të duruar. Përgjigjet apo konfirmimet e tyre mund të vonojnë, por këto vonesa janë bonuse për ju.

Gjatë prapavijës së Mërkurit, të gjithë kemi tendencën të shpërqëndrohemi dhe ca detaje mund të mos i shohim gjatë rrugës, por janë pikërisht ato që na krijojnë probleme tek një projekt i caktuar. Gjithsesi, duhet të dini se Mërkuri në prapavijë nuk do të dëmtojë progresin tuaj.

Një tjetër moment i veçantë gjatë tetorit është data 20 që do të sjellë kulmin e diçkaje shumë personale dhe të rëndësishme për ju. Jupiteri, planeti i dhuratave dhe fatit të mirë, do të jetë në pozicion perfekt, duke sjellë kështu bekime dhe lumturi në jetën tuaj.

Gjatë tetorit do të bëni shumë qejf, romancë dhe miqësi të reja. Mund të udhëtoni në një vend larg qytetit tuaj ku keni qenë edhe më parë, por riktheheni me qejf. Kënaqësia do të jetë dyfish nëse shkoni me partnerin tuaj. Përsa i përket jetës romantike, shënoni datën 18. Do ta ndjeni energjinë emocionuese gjatë fundjavës 16-17 dhe më tej. Keni punuar fort, prandaj meritoni shpërblim. Me këmbënguljen që keni, askush s’mund t’ju ndalojë prandaj vazhdoni si e keni nisur.

E ardhmja juaj është e shkëlqyer dhe më e mira s’ka ardhur ende!

 

Demi

Ndërsa filloni tetorin, do t’ju duhet të dilni në terren. Detyrat e reja që do vërshojnë mbi tavolinë, do t’ju bëjnë të përvishni mëngët dhe t’i futeni punës. Çuditërisht, Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit, do të kthehet në shtëpinë tuaj të dhjetë të nderimeve, çmimeve, dhe arritjeve (pas një daljeje të shkurtër nga 13 maj deri më 28 korrik) dhe do të dërgojë rreze vezulluese në shtëpinë tuaj të gjashtë të projekteve të punës, ku Dielli dhe Hëna e re do të shfaqen më 6 tetor.

Jupiteri ka qenë në prapavijë prej muajsh, kështu që ju mund të keni qenë të frustruar me mungesën e rritjes në karrierë, pavarësisht se punoni shumë dhe me zgjuarsi. Kjo situatë u soll nga një Jupiter i dobësuar që filloi më 20 qershor. Për fat të mirë, Jupiteri do të kthehet drejtpërdrejt këtë muaj më 17 tetor. Ky është një lajm i mirë, sepse do të filloni të shihni përparim profesional pasi ky planet të fillojë të ecë përpara.

Ajo Hënë e re në peshore më 6 tetor do t’ju ofrojë mundësi të reja pune pothuajse menjëherë. Mërkuri dhe vëllai i tij i madh Marsi (energjia) gjithashtu do të orbitojnë pranë Diellit dhe Hënës së re. Këta trupa qiellorë do t’ju tërheqin vëmendjen në “listën” e gjërave që keni për të bërë. Do të jetë argëtuese të punoni në diçka të re dhe ndryshe. Nëse i kushtoni gjithë energjinë dhe vëmendjen tuaj këtyre projekteve në tetor, do të jeni në gjendje të ngrini reputacionin dhe statusin e karrierës. Shprehini idetë që keni, pa hezitim.

Mërkuri do të jetë në prapavijë në sektorin e punës, gjatë një pjese të madhe të tetorit, një prirje që filloi më 26 shtator dhe do të përfundojë më 18 tetor. Kjo mund të nënkuptojë se një projekt të cilin e keni dashur prej kohësh, do të keni mundësi ta sillni këtë muaj në jetë. Gjatë kësaj kohe, mos u nxitoni dhe përpiquni të mos hutoheni nga shpërqendrimet.

Të gjithë këta trupa qiellorë – Hëna e re, Dielli, Marsi dhe Mërkuri – do të jenë në peshore, shenja e partneritetit, kështu që mund t’ju duhet të bashkëpunoni ngushtë me një person tjetër për të përfunduar projektet tuaja. Dukeni shumë të lumtur ta bëni këtë, sepse ndërveprimi me këtë person ka të ngjarë të jetë i qetë dhe i këndshëm. Ju mund të vini re presion nga Saturni, mësuesi i ashpër, sepse Saturni do të pozicionohet mirë në grupin e trupave qiellorë të peshores në sektorin tuaj të punës. Këtë muaj, Saturni do t’ju motivojë që të bëni vazhdimisht më mirë. Ju mund t’i lini përshtypje të mira klientëve ose të sillni ide të reja biznesi.

Fitnesi dhe shëndeti do të jenë pjesë e mesazhit të Hënës së re (6 tetor dhe më gjerë). Ju mund të ndiheni të inkurajuar të përsosni dietën dhe të shtoni butësisht pak më shumë stërvitje, të tilla si shëtitje, ngasje me biçikletë, ngritje peshash apo stërvitje me një mik. (Pyesni mjekun tuaj para se të filloni një regjim fitnesi për t’u siguruar që nuk e teproni.) Ndërsa jeni të vendosur për të përmirësuar shëndetin, kjo është gjithashtu një kohë e mirë për të bërë kontrolle mjekësore, check-up etj.

Me siguri keni patur një muaj aktiv, kështu që deri në Hënën e plotë, 20 tetor, do të dëshironi të ngadalësoni ritmin dhe t’i kushtoni vetes kohë. Ndoshta do vendosni të flini deri vonë ose të mos dilni nga shtëpia. Nëse keni fëmijë të vegjël, kjo mund të mos jetë e lehtë për tu bërë, prandaj mendoni si opsion punësimin e një dadoje për pak orë.

Kjo Hënë e plotë do të ndriçojë shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë të sekreteve, kështu që ju mund të dëgjoni për një sekret që dikush nuk e ka ndarë me ju ose mund të ketë shpresuar se nuk do ta kishit zbuluar kurrë. Ose, anasjelltas, ju mund të keni një sekret që doni ta mbani të fshehur. Nëse është ky rasti, bëni kujdes!

Shtëpia e dymbëdhjetë gjithashtu sundon ndërgjegjen dhe vetëdijen, kështu që nëse keni shkuar te një terapist profesionist, tani mund të keni një përparim dhe ta shihni një dilemë aktuale me një perspektivë më optimiste. Ky moment mund t’ju ndihmojë të gjeni një ndjenjë paqeje dhe qetësie. Nëse keni luftuar me një varësi nga një substancë, Hëna e plotë mund të jetë momenti kur kërkoni ndihmë. Mbi të gjitha, në këtë pikë të muajit, jini të mirë me veten.

Ekziston një mënyrë tjetër që kjo Hënë e plotë e dobishme mund të sjellë lajme. Mund t’ju kërkohet të punoni në një strategji për një produkt ose shërbim të ri që do të dalë së shpejti. Tani për tani, ju do të hartoni plane, do të bëni vlerësime, e kështu me radhë. Kini parasysh se do t’ju duhet ta mbani atë që po bëni larg syve të konkurrentëve. Duket se do të jeni gati t’i tregoni botës këtë artikull ose shërbim të ri shumë shpejt, ndoshta deri në muajin tjetër.

Kur është fjala për dashurinë, Demët të cilët janë të lidhur do të kenë përparësinë, sepse Afërdita do të vizitojë shtëpinë tuaj të shtatë diellore të marrëdhënieve të angazhuara deri më 7 tetor. Nëse jeni të lidhur, shfrytëzojeni këtë kohë për ta pasur vëmendjen tek partneri juaj. Deri më 7 tetor, Afërdita do të kalojë nëpër shenjën tuaj të kundërt të Akrepit, duke e bërë ndërveprimin me partnerin, të qetë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *