Kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli ka deklaruar në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në “News24” se, Sali Berisha është politikani më i zotë në mbi 100 vite në Shqipëri.
Ai thotë se fakti që Berisha ka rezistuar në politikë në 30 vite në demokraci e bën më të zotin, nga ana tjetër thotë se vetë ai si figurë ka qenë forca dhe dobësia e PD.
Kadilli thotë se pesha e Berishës në PD është e padiskutueshme dhe forca e tij e mbante të bashkuar, energjike, por nga ana tjetër e cilëson atë si politikan ndarës.
Ai propozon që PD tashmë duhet të lërë më të keqen e Berishës e Bashës dhe duhet të marrë më të mirën prej tyre.
“Peshën padyshim e ka, jam kundër veprimtarisë. Jam konsultuar dhe me të tjerë para zgjedhjeve, se në rrethet tona politike e kanë kuptuar më parë se kush do të fitonte më 25 prill. Në konsultim, diskutimi ynë ishte çfarë do të ndodhte mbrapa.
Nëse zotëria që është tani kryetar nuk dorëhiqet, autoritetet morale si Berisha, Nishani, Mustafaj kam pritur këta të parët për fatet e partisë. Sikush ka dalë me mendime të veta.
Nuk i jam bashkuar atij grupit të PD, por kam pritur që në 3 javë edhe Berisha, në çdo ekran që kam dalë më kanë pyetur të mbështet apo jo Berisha. Bëjmë keq nëse evitojmë peshën e tij, por edhe më shumë nëse e vendosim peshën e tij tek idhujt e rinj.
S’kam punë me idhullin, vendin në histori e ka ai, por raportet me idhullin ku dikush quhet zogist e enversit, por të mbetesh peng i saj.
Për mua Berisha është politikani më i zotë në 100 e ca vite. 30 vjet në demokraci, se Enveri ka qenë në diktaturë. Ky ka mbijetuar në demokraci. Ky është avantazhi. Kjo është konsiderata ime.
Forca e tij e mbante të bashkuar PD, kompakte, energjike, muskuloze, por e bënte ndarës, Berisha është ndarës. Nuk shkon përtej kufijve. Rama ka qenë transversal, në gjithë karrierën e tij. Berisha ka qenë forca dhe dobësia e PD. Disa elementë të karakterit të tij i çmoj, po në këto raste kanë bërë devijacione. Ka krijuar kompaktësi, dhe Berisha ka dashur të rrethohet nga njerëz që e dashurojnë, jo që e respektojnë. Jo se nuk i shihte.
Pa ndodhur kjo ngjarje, duhej PD e re, nga kultura. Jam kundër këtyre që largohet kryetari e largohen seksionet. Një parti në shekullin e 21 duhet të jetë shumë më e madhe, shumë më e fortë shumë më e pasur. Duhet të heqim dorë nga e keqja e Berishës, dhe marrim më të mirën, të heqim dorë nga e keqja e Bashës, dhe marrim më të mirën e Bashës”,- tha Kadilli.
/Burimi: BW/