Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Kuçovë-Elbasan, ku një automjet është përplasur me murin rrethues të një banesë.
Burime për median bëjnë me dije se e plagosur ka mbetur 33-vjeçarja, Fjorela Agalliu e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se përplasja ka qenë e fortë dhe se e 33-vjeçarja është nxjerrë nga automjeti nga banorët e zonës.
Raportohet se automjeti është shkatërruar plotësisht dhe në vendngjarje ndodhen forcat e policisë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.