Ministrja e Transportit dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar nga Parlamenti në lidhje me vendimin e qeverisë për të larguar fashën e energjisë prej 800 KW.
Balluku tha se shkak për largimin e fashës është bërë ndërgjegjësimi i qytetarëve në lidhje me krizën energjike, ku theksoi se edhe kushtet hidrike janë përmirësuar.
“Jeni mërzitur se nuk u zbatua fasha 800 KW orë, nuk i marrim vendimet duke vlerësuar a mërziteni ju apo jo. Nuk kemi pasur asnjë presion nga ju dhe nuk vihemi në presion. Kemi vlerësuar situatën hidrike dhe të konsumit. Ka qenë 17 mijë ndërsa sot kërkesa ndaj KESH ka qenë 10.500 Kë orë. Për shkak të motit të stabilizuar, por edhe se qytetarët kanë nisur të konsumojnë dhe janë më të sensibilizuar për uljen e konsumit. Sot kemi arritur 272 ka ende prurje që vijnë nga Maqedonia, duhet të jetë 296 që të jemi siç duhet. Megjithatë përmirësimi i kushteve hidrike të kaskadës, ulja e konsumit na bëri të rishikojmë fashën për këtë muaj. Edhe ju që i hidheni në Kurriz ERE-s se ne e përdorim nuk bëni mirë, janë burra e gra të nderuar që i bëni copë pa të drejtë.
ERE e ka bërë punën siç duhet, është në dorë të ERE-s apo qeverisë politika për mbrojtjen e qytetarëve. Nëse qeveria vendos të aplikojë mburojën sociale, do dali ERE e do të thotë jo sepse na mërzitet opozita e u bie kauza për protesta? Na vjen keq që ju prishëm planet”, tha ajo.