Një ngjarje e paprecedente është regjistruar në një hotel në Kalkilidhiki të Greqisë, ku pronari i hotelit vendoste kamera të fshehta përgjimi në dhomat e klientëve.
Mediat greke raportojnë se në këto kamera të fshehta, pronari regjistronte momentet intime mes çifteve ku rasti i parë është denoncuar nga një çift.
Mësohet se çifti ka vënë re kamerën e fshehtë më 29 shtator dhe të nesërmen ka denoncuar pronarin në Polici, në mënyrë që të vijojë procesi i vetëkontrollit.
Nga kontrolli policor rezultoi se të paktën dhjetë çifte të tjera ishin regjistruar vetëm në këtë dhomë, ndërsa kamerat ishin në të gjitha dhomat e akomodimit.
Lidhur me ngjarjen, pronari ka pohuar e momentet intime të klientëve i regjistronte për përdorim personal.