Bora Zemani merr surprizën e papritur ku përfshihet Donaldi dhe Romeo

Sërish e gjithë vëmendja tek Bora dhe Donaldi. Së fundmi, prezantuesja ka publikuar disa story në ‘Instagram’, ku ka marrë disa surpriza nga fansat e saj dhe Donaldit. Bora ka treguar se ka marrë një buqetë me lule dhe një letër mjaft emocionues nga fansat e dyshes. Gjithashtu, moderatorja ka postuar edhe momentin kur ka kaluar një parashutë. Për më tepër, shikoni postimet më poshtë:

Bora Zemani ka qenë e ftuar në programin “Më lër të flas”, ku foli për jetën e saj personale dhe atë profesionale. Mirëpo, ndër të tjera Bora u ndal te fëmijëria e saj. Ajo zbuloi kohën kur përjetuan vështirësi ekonomike në familje si dhe vështirësi shëndetësore të babait të saj.

“Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur. Të gjithë jemi rritur me kushte të vështira, si të gjithë shqiptarët, por me shumë dashuri nga prindërit tanë. Të gjitha vështirësitë ekonomike apo shëndetësore, nuk janë ndjerë shumë se familja ka qenë e bashkuar dhe shumë mbështetëse. Babai ka qenë i sëmurë kur kam qenë e vogël. Si vajza e babait e kam përjetuar më shumë seç ishte problemi. Sot kanë kaluar të gjitha, ai është shumë mirë dhe është pika ime e dobët. Ka qenë mami pjesë shumë dominante e familjes. Ajo ka qenë gjithmonë aty, duke na shtyrë që të merreshim me sa më shumë aktivitete. Ne kemi pasur disa probleme, kur kam lidhur unë kemi jetuar në bllok. Por në 97’ shtëpia u mor. Pastaj ishim pa shtëpi por u sistemuam në një dhomë shumë të vogël. Sado e vështirë, unë e kujtoj si periudhë shumë të bukur. Dua t’i shoh anën pozitive të gjitha gjërave”- zbuloi ndër të tjera Bora Zemani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *