Robbie Williams premton se dokumentari i tij në ‘Netflix’ do të jetë i mbushur me skena erotike, drogë dhe probleme të shëndetit mendor, duke këmbëngulur se nuk ka kufi kur bëhet fjalë për xhirimet. Këngëtari 48 vjeçar ka kontroll editorial mbi përmbajtjen, e cila do të filmohet brenda rezidencës së tij prej 17.5 milion paund në Kensington, Londër.
Kohët e fundit ai tha në një intervistë në emisionin “The Mike Hosking Breakfast”: “Do të jetë me skena erotike, drogë dhe probleme të shëndetit mendor. Ata nuk kanë filluar. Jam i sigurt që do të jem unë që do të jap shumë informacion për jetën dhe kohën time. Mezi pres të filloj dhe të zbuloj se çfarë jam unë”.
Duke këmbëngulur se nuk do të ketë kufizime, ai vijoi duke thënë se: “Nuk ka rregulla. Unë kam më shumë gjasa se shumica e njerëzve të lë gjithçka brenda, shumë rrallë, në mos ndonjëherë, kam thënë: “Kjo është shumë, hiqe”. Unë normalisht mendoj se nuk mjafton.”
Robbie shtoi se edhe pse ai ka ‘kontrollin editorial’, krijuesit janë ‘shumë me fat, sepse ai do të ekspozojë veten më shumë se çdokush tjetër’. Ai tha: “Shumica e njerëzve duan të bëjnë një version të sofistikuar të vetes sepse kanë frikë të japin shumë nga jeta e tyre reale. Audienca mund ta shohë këtë dhe unë nuk përgjigjem shumë mirë si anëtar i audiencës ndaj kësaj, kështu që nuk do ta bëj këtë.”
Por këngëtari, i cili ka qenë i hapur për problemet e tij të varësisë ndaj pijeve, drogës dhe ushqimit, shtoi se nuk mendon se do të lejojë që katër fëmijët që ndan me gruan Ayda Field, të jenë prezent në shfaqje. Çifti janë prindër të Teddy-t, Charlton, Coco dhe Beau.
Robbie Williams u shpreh se: “Unë nuk mendoj se fëmijët do të përfshihen. Do të jem unë që do të jap shumë informacion në lidhje me funksionimin e brendshëm të mendjes sime.”