Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri ka performuar mbrëmjen e kaluar në skenën e ‘Eurovision 2021’. Ajo dha një performancë të jashtëzakonshme dhe u prit shumë mirë nga publiku europian, duke siguruar kështu dhe biletën për në finale.
Anxhela e shijoi në maksimum skenën dhe për asnjë moment nuk u lëkund përpara emocioneve të forta që të jep “Eurovision”.
Së bashku me Shqipërinë, në finale u kualifikuan edhe: Serbia, Bullgaria, Moldavia, Portugalia, Islanda, San marino, Zvicra, Greqia dhe Finlanda. Ndërkohë në gjysmëfinalen e parë arritën të kalojnë në finale këto shtete: Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Qipro, Suedia, Belgjika, Ukraina.