“Mirënjohës Gjermanisë”, Meta: Rënia e ‘Murit të Berlinit’ frymëzoi erën e ndryshimit në Europën Lindore

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë sonte në festën e organizuar me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale ku ka ndarë edhe disa foto, Meta shkruan se do i jemi përherë mirënjohës Gjermanisë për mbështetjen e dhënë në vazhdimësi për integrimin europian, mbështetjen ndaj sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Kënaqësi të merrja pjesë sonte në festën e organizuar me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë. Rënia e “Murit të Berlinit” hapi jo vetëm rrugën e bashkimit të Gjermanisë por frymëzoi erën e ndryshimit në të gjithë Europën Lindore përfshirë edhe Shqipërinë. Kënaqësia është edhe më e veçantë kur je me Ylli Bodinakun guximtarin e 2 Korrikut që me Saurelin e tij theu murin e Ambasadës, që hapi dyert drejt lirisë për 3 mijë shqiptarë.
Përherë mirënjohës Gjermanisë për mbështetjen e dhënë në vazhdimësi edhe nëpërmjet “Procesit të Berlinit” për integrimin europian, për ndihmën e jashtëzakonshme për një zhvillim të qëndrueshëm social dhe ekonomik, si dhe për mbështetjen ndaj sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *