“Kriminelët apo qytetarët”/ Rama i përgjigjet Kim: Refuzoj gjuhën e përdorur, e kam bërë zgjedhjen me kohë

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të japë një përgjigje në lidhje me deklaratën e bërë pak ditë më parë nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Kjo e fundit u shpreh se udhëheqësit duhet të zgjedhin se kush e ka në dorë këtë vend, qytetarët apo kriminelët dhe se paratë e pista bëhen pallate e resorte turistike.

Në një intervistë televizive, Rama u shpreh se nuk mund të hidhet baltë mbi 99% të shqiptarëve, për faktin se 1% është e lidhur me botën e krimit. Më tej ai ka shtuar se e refuzon gjuhën e përdorur nga ambasadorja Kim, pasi ai e ka bërë zgjedhjen e tij. Rama thekson se ai i ka dalë kundër regjimit komunist dhe se nuk ka asnjë dilemë për vendimet e marra.

“E para, unë e refuzoj kategorikisht këtë gjuhë që udhëheqësit duhet të zgjedhin kush duhet ta qeverisë këtë vend, qytetarët apo kriminelët. Për sa më takon, si udhëheqës i këtij vendi, e kam bërë zgjedhjen me kohë. E kam bërë zgjedhjen kur kam dalë kundër regjimit komunist, e kam bërë zgjedhjen kur kam hyrë në politikën shqiptare dhe e bëj zgjedhjen time çdo ditë, nuk kam asnjë dilemë për këtë.

Nga ana tjetër, të akuzosh unblock, nuk ndihmon fare qytetarët, nuk ndihmon fare luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave, por përkundrazi, krijon një mjegull të madhe ku të vetmit përfitues janë kriminelët dhe pastruesit e parave. Për 1% të shqiptarëve që janë të lidhur me botën e krimit, nuk mund të hidhet baltë mbi 99% të tyre, as jashtë dhe as brenda”, tha Rama

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *