Rrëmbim dhe plagosje, arrestohet 47-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar sot 47-vjeçarin Viktor Selmanaj, pasi ishte shpallur në kërkim më përpara për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Duke bashkëpunuar me pesë persona të tjerë ai kishte tentuar të rrëmbente shtetasin K.S në afërsi të staiumit të patosit ku për pasojë e kanë lënë të plagosur. Të gjithë personat e përfshirë ishin shpallur në kërkim, ndërsa sot u bë e mundur kapja njërit prej tyre, 47 vjeçarit Viktor Selmanaj.

Njoftimi i Plotë

Fier

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 17.08.2020, në afërsi të stadiumit në Patos, ku pesë shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar ta rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin K. S., i cili ka mbetur i plagosur, pas informacioneve të mara në rrugë policore dhe veprimeve operacionale, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i një prej personave të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Viktor Selmanaj, 47 vjeç, banues në Patos.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.09.2020, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *