Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen “me vendosmëri” kërcënimeve në rritje të paraqitura nga Koreja e Veriut. Kështu deklaroi Daniel Kritenbrink, ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit për Azinë Lindore dhe Paqësor, duke komentuar lëshimin e raketës balistike që fluturoi mbi Japoni.
Zyrtari përsëriti se angazhimi i Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur aleatët e saj kryesorë në rajonin aziatik mbetet “i hekurt”.