Mediat amerikane bëjnë bilancet e uraganit Ian, më shumë se 100 viktima në dy shtete

Më shumë se njëqind njerëz vdiqën në Florida dhe Karolinën e Veriut për shkak të uraganit Ian, njoftuan mediat amerikane, ndër to edhe rrjeti televiziv CNN, megjithëse numri zyrtar i të vdekurve është ende në 72, nga të cilët 68 në shtetin e parë.

Pesëdhjetë e katër nga vdekjet ishin vetëm në kontenë Lee, dhe autoritetet lokale dhe shtetërore janë kritikuar për mos lëshimin e urdhrave të mëhershëm për evakuimin e zonave të përmbytura.

Florida është ende duke vlerësuar pasojat, duke përfshirë dëme të mëdha pronësore nga Ian një nga uraganet më të fortë kohët e fundit në SHBA.

Presidenti demokrat Joe Biden do të vizitojë shtetin nesër të mërkurën, pas Porto Rikos. Ai mund të gjendet në një pozitë jashtëzakonisht delikate, si për sa i përket mbështetjes në qeverinë e shtetit, por edhe politikisht.

Guvernatori i Floridës, republikani Ron DeSandis, është ndër kritikët më të ashpër të zotit Biden.

Dje ishte e paqartë nëse të dy ata do të ishin krah për krah gjatë vizitës presidenciale, mes përshkallëzimit të tensionit politik në SHBA me afrimin e zgjedhjeve afatmesme të nëntorit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *