Të akuzuar për grabitje, arrestohen dy adoleshentët shqiptarë në Itali

Dy të rinj shqiptarë janë vënë në prangat e policisë në Itali, pasi akuzohen për grabitje, bashkë me 2 rumunë.

Vjedhjet raportohet se kanë ndodhur që prej datës 11 qershor, ku i mituri hyri në një objekt tregtar në “Via della Pergola” dhe sulmoi pronarin me një shishe qelqi, duke e detyruar viktimën e tij të strehohej në dhomën e pasme dhe më pas i mori portofolin e tij ku kishte 300 euro si dhe dokumente personale dhe karta pagese.

Me këto të fundit, i riu kishte shkuar të blinte 54 euro cigare në një dyqan duhani në Piazza Santa Croce.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *