Lëshimi i një rakete balistike nga Pheniani që fluturoi mbi Japoni përbën “një agresion të pajustifikueshëm”. Kështu, Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, duke shprehur solidaritetin me Japoninë dhe Korenë e Jugut.
“Ne dënojmë fuqishëm përpjekjen e qëllimshme të Koresë së Veriut për të rrezikuar sigurinë në rajon duke lëshuar një raketë balistike mbi Japoni. ‘agresion i pajustifikueshëm, në shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare”, shkroi Mishel në Twitter