Klaudia Pepa bën deklaratën e fortë për dashurinë

Klaudia Pepa zbuloi natën e djeshme se kënga “Perfect” e Ed Sheeran është kënga e saj e dashurisë. “Kjo është kënga ime e dashurisë”,- tha ajo.

Mirëpo, Ermal Mamaqi nuk nguroi që ta ngacmonte sado pak Klaudian. Madje, aktori i humorit e pyeti se kush është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën balerinës. “Kush është ky? A është në këtë sallë? A është në Shqipëri?”,-pyeti aktori.

Mirëpo, Klaudia nuk tregoi asgjë duke e mbajtur jetën e saj sa më private. Kujtojmë se Klaudia Pepa ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi ajo ka realizuar koreografinë e Ronela Hajatit për performancën në ‘Eurovision’. Pavarësisht kritikave, Klaudia është ndjerë dyfish e emocionuar, duke u shprehur se të kërcente në Itali duke përfaqësuar Shqipërinë ishte diçka e veçantë.

Balerina ka rrëmbyer sërish vëmendjen, ku tashmë dihet se është anëtare jurie në “Dance Albania”. Ajo gjithnjë pasqyron pozitivitet me komentet e saj drejtuar konkurentëve por sigurisht që herë pas here ka edhe kritika.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *