I dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet në Durrës 45-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkomëbtar, është arrestuar sot në Durrës në sajë të finalizimit të operacionit policor ‘Last Coffee’. Në pranga ka rënë Sokol Tatani (Isteri), i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, pasi Gjykata e Pisës e ka dënuar me 9 vite burg.

Ai është shpallur fajtor se gjatë viteve 2001 dhe 2002 ka trafikuar sasi të ndryshme heroine nga Shqipëria për në Itali.

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës

Finalizohet operacioni policor “Last Coffee”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni i zhvilluar nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana. Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 45-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me agjentët e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Durrës, Fast Albania dhe Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Coffee”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi në një kafene në lagjen nr. 16, Durrës, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Sokol Tatani (Isteri), 45 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Pizës/Itali e ka dënuar me 9 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, si dhe autoritetet gjyqësore në Bari/Itali kanë lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar. Ky shtetas dyshohet se gjatë viteve 2001 dhe 2002 ka trafikuar sasi të ndryshme heroine nga Shqipëria për në Itali. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *