Këngëtari i muzikës popullore, Spartak Xhaferraj së fundmi ka figuruar në listën e të dhënave të publikuara nga hakerat iranianë, sipas të cilëve i përkasin databazës “MEMEX”. Në listën e të dhënave, dallohet dhe emri i Xhaferrajt në databazë.
Këngëtari është bërë i njohur për publikun shqiptar më së shumti me këngën e titulluar “Qejf o qejf i qerrata”, por nuk dihen ende arsyet pse figuron emri i tij në këtë listë me të dhëna.
Kujtojmë që sistemi i cili u bë publik nga hakerat quhet “MEMEX” dhe njihet gjithashtu edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar.