Këngëtarja me famë botërore, Lady Gaga ka rrëfyer si asnjëherë më parë detaje nga jeta e saj private. E ftuar në shfaqjen ‘The Me You Can’t See’, këngëtarja rrëfeu se është dhunuar seksualisht kur ka qenë 19 vjeçe ku mbeti shtatzënë e më pas u ‘hodh’ në rrugë.
“Isha 19 vjeç dhe po hidhja hapat e parë në industri, dhe një producent më tha ‘hiq rrobat’. Unë thashë jo dhe u largova. Ai më tha se do t’i vinte flakën të gjithë karrierës time. Së pari ndjeva dhimbje totale, pastaj u mpiva. Isha e sëmurë për javë dhe javë të tëra, pastaj kuptova se ishte e njëjta dhimbje që ndjeva kur personi që më përdhunoi më la shtatzënë në një cep jashtë shtëpisë së prindërve të mi”, rrëfeu ajo.
Ajo tha se kishte vuajtur shumë dhe se kishte probleme të rënda psikologjike. Gaga rrëfeu ndër të tjera, se ishte përpjekur të lëndonte veten në shumë raste, por bën thirrje për personat e tjerë që mund të jenë duke kaluar tani të njëjtën situatë si këngëtarja në të kaluarën, se një gjë e tillë nuk ndihmon dhe nuk duhet bërë.
“Unë jam përballur edhe me një armik tjetër, vetëlëndimin. A e dini pse nuk është mirë të prisni damarët? A e dini pse nuk është e drejtë të përplaseni pas murit? A e dini pse nuk është mirë të dëmtosh vetveten, por më keq? Ju mendoni se do të ndiheni më mirë sepse, por e vërteta është se nuk ndihmon”, tha ajo.