Kreu i PL, Ilir Meta është takuar këtë të martë me presidentin Bajram Begaj në lidhje me zgjedhjet vendore.
Në një konferencë për mediat, Meta tha se në takim u diskutua data e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve, ku theksoi se shpallja e datës duhet të bëhet sa më parë.
Sakaq shtoi se Partia e Lirisë nuk do bojkotojë dhe se do marrë pjesë në garë.
“Kënaqësi që të takohesha me kryeministrin për të diskutuar zgjedhjet e ardhshme vendore. Kërkuam që data të shpallet sa më shpejt. Një orë e më parë shqiptarët duhet të dalin nga ky pushtet monist, gjithçka po degradon. Jam i sigurt se drejtimi i opozitës do të japë kontribut për të ruajtur balancën. Data konkrete i takon presidentit, e rëndësishme është të caktohet sa më parë. Partitë të marrin masa për t’u përgatitur. Për mua çdo datë është e pranueshme. Nëse të gjithë do bojkotojnë, Partia e Lirisë do të marrë pjesë në këto zgjedhje”, tha ai.