Francë, Parisi dhe 6 qytete të tjera gati ta bëjnë Botërorin Katar 2022 ‘të padukshëm’, zbulohet bojkoti

Parisi dhe 6 qytete të tjera të mëdha në Francë do të bojkotojnë Kupën e Botës që do të zhvillohet në Katar, duke mos instaluar, si zakonisht, ekrane gjigante dhe zona të tifozëve në rrugë dhe sheshe publike. Kjo është në shenjë proteste kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut në vendin arab.

Këshilltari për sportin në Paris, Pierre Rabadan, tha:“Nuk do të transmetojmë asnjë ndeshje në shes për disa arsye: e para janë kushtet në të cilat u organizua ky Botëror, si nga pikëpamja mjedisore, ashtu edhe nga ajo sociale; e dyta janë temperatura të ftohta.

Marseja, Bordeaux, Nancy, Reims, Strasbourg dhe Lille i janë bashkuar listës së qyteteve franceze që kanë refuzuar, për arsye humanitare dhe ekologjike, të promovojnë ndeshjet e Kupës së Botës në Katar. Kryebashkiaku i Marsejës, Benoit Payan, e quajti Kupën e Botës një “katastrofë njerëzore dhe mjedisore”, ndërsa kryebashkiaku i Lille Martine Aubry denoncoi “se nuk janë respektuar të drejtat e njeriut, mjedisi dhe sporti”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *