Protesta e pedagogëve/ Berisha ‘nxjerr zbuluar’ Ramën, ja çfarë ka planifikuar nesër

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me protestën e nesërme të pedagogëve, pas kërkesës për rritje page.

Berisha në ‘Favebook’ shkruan se qeveria do të rrisë rrogat me 40%, ku sipas tij kjo është kurth për t’i përçarë studentët dhe arsimtarët.

Sakaq shton se rritja nuk do të bëhet nga buxheti i shtetit dhe por nga tarifat e studentëve (të ardhurat e universitetit).

Postimi i plotë:

Një tallje cinike e Edi Ramës me pedagogët dhe studentët e universiteteve të vendit. Nga buxheti i shtetit premton rritje pagash më të ulëta se sa rritja e inflacionit dhe të gjithë rritjen tjetër të rrogave të pedagogëve ua ngarkon studentëve.

Të dashur miq, nën presionin e fuqishëm të Sindikatave të Arsimit të Lartë Edi Rama ka përgatitur mashtrimin cinik të radhës. Me një vendim qeverie që ai e mban në sirtar beson se do mashtrojë pedagogët dhe studentët për kërkesat e tyre madje dhe t’i përçajë dhe nxisë ata kundër njëri-tjetrit. Kështu sipas vendimit kurth pagat e pedagogëve do rriten 40%.

Por nga këto vetëm 10% do rriten me paratë e buxhetit të shtetit. De facto jo vetëm nuk do të ketë rritje por as dhe indeksim. Kjo sepse inflacioni real është rreth 12%. Por tallja dhe cinizmi i tij nuk ndalon me kaq.  Në vendimin e tij, Rama parashikon që pagat do rriten 30% vetëm nga tarifat e studentëve (të ardhurat e universiteteve). Me këtë akt të papërgjegjshëm ai fut duart e zeza në xhepat e studentëve dhe familjeve të tyre. Por nga ana tjetër duke qenë diskrecion e rektorateve vetëkuptohet që kjo rritje nuk do ndodhë mbasi rektorët të ardhurat do t’i përdorin sipas qejfit për destinacione të tjera dhe jo për pagat e pedagogëve. Në vendimin e tij mashtrim, Rama nuk thotë asnjë fjalë për mbështetjen financiare ndaj studentëve, buxhetin për kërkimin shkencor as dhe problematikat e mëdha të universiteteve tona.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë mashtrim të turpshëm të Edi Ramës dhe shpreh mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për kërkesat e sindikatave të Arsimit të Lartë dhe studentë dhe kërkoj plotësimin e menjëhershëm të tyre.

Ju bëj thirrje qytetarëve të mbështesin protestën e pedagogëve dhe studentëve të  universiteteve që zhvillohet nesër më datë 5 tetor ora 10.00 para Universitetit Politeknik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *