Qofte me patëllxhanë, të thjeshta dhe perfekte për ditët kur nuk keni kohë dhe doni të përgatisni diçka të shpejtë por, të shëndetshme.
Qoftet na sjellin në mëndje mishin. Po kuzhina moderne ka sjellë variante vegjetariane të qofteve. Sot qoftet mund të bëhen po aq të shijshme pa përdorur mishin fare.
Më poshtë po iu sjellim një super recetë të thjeshtë: qofte me patëllxhanë
Koha e përgatitjes: 1 orë
Koha e gatimit: 5 minuta
Për 4 persona
Përbërësit
400 gr patëllxhanë, 1 vezë, 100 gr bukë e grirë, 1 tufë majdanoz, 1 thelb hudhër, 4-5 gjethe borzilok, 50 gr djathë i grirë Pecorino, vaj vegjetal për skuqje sipas nevojës, kripë.
Përgatitja
- Lani patëllxhanët, pritini në gjysmë dhe futini në një tenxhere me ujë që i mbulon plotësisht.
- Lëreni tenxheren të ziejë në zjarr për rreth 45 minuta. Më pas kullojini dhe lërini të ftohen.
- Në një tas përgatisni bukën e grirë me hudhrën e shtypur, majdanozin e grirë, borzilokun dhe djathin e grirë Pecorino si dhe kripë sipas nevojës.
- Shtypni patëllxhanët në formë pureje dhe bashkojini në tasin ku keni përbërjen e bukës me erëza dhe shtoni gjithashtu dhe vezën.
- Masa duhet të punohet mirë me duar derisa të marrë një trajtë homogjene.
- Nga masa përgatisni qofte në formë që pëlqeni.
- Skuqini në vaj të bollshëm. Vendosini mbi një letër kuzhine që të thithin vajin dhe shërbejini të ngrohta.