Ministria e Drejtësisë ka premtuar mbyllje të dosjeve për kompensimin e pronave.
Drejtues të ministrisë në komisionin e Ligjeve, njoftuan se kompensimi i ish-pronarëve nga agjencia e trajtimit të pronave do të mbyllet brenda dhjetorit të vitit 2024.
Mësohet se aktualisht janë rreth 7 mijë dosje të patrajtuara nga agjencia, ku kompensimi do të kryhet në basë të një skeme në kuadër të vendimit të Gjykatës së Strasburgut.
Pritet që toka të vlerësohet në kategorinë që ka pasur kur është konfiskuar por me kushtin që pronarët të mos marrin më pak se 10% të vlerës që toka ka sot në treg.