Berisha ‘nxjerr zbuluar’ Ramën: Ke burgosur 38 mijë shqiptarë për energjinë dhe faturat e ujit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vizitoi ditën e sotme një familje në Fushë-Krujë ku pa nga afër kushtet në të cilat jetonin banorët pas tërmetit.

Gjatë këtij takimi, Berisha u ndal tek vjedhjet e qeverisë, me rrugët, shtëpitë e shembura nga tërmeti, por dhe instalacionin 4 mln euro për arka druri dhe vazo te Kryeministria.

“Tuneli i Kërrabës, nga tuneli në Ibë deri në Elbasan ndërtuam rrugën për 18 muaj, nga Farka në Elbasan ishte prokuruar për 250 mln euro. Kur dorëzuam pushtetin kishin ngelur vetëm 7 km nga Iba në Farkë, ishte hapur traseja por nuk kishte përfunduar. Ja kanë rritur çmimin rrugës në 430 mln euro. Shkuan 7 km nga 30 mln euro kilometri, shkoi kilometri dy fish sa kilometri i tunelit në mal. Se vjedhin e në vend të ndërtojnë shtëpitë e tërmetit, ndërtojnë shkollë mln euro.

Ka burgosur për energjinë elektrike dhe fatura uji 38 mijë shqiptarë, në ’46 Hoxha ka burgos për çështje politike 16 mijë shqiptarë. Këta nuk kanë asnjë lloj morali, asnjë lloj standardi. Ata kanë humbur ndjesinë njerëzore. Nëse ti shkon në një post të rëndësishëm ty duhet të rritet respekti për njerëzit, dashuria, por këta e kanë në favor të vetes së tyre, të pasurimit, të luksit, të gjitha atyre që s’kanë asnjë lidhje me qytetarët.

Shpenzimet e tyre, të vish ti në Tiranë dhe të shohësh çfarë kanë bërë më inistalacionin e drurit, ai mund të kish blerë minimumi 400 kontenierë. Ose të kishte ndërtuar të paktën 40 shtëpi të mira. Arka druri me vazo, nuk mund të shkojnë kurrë aq. Është kryeministri më hajdut dhe antishqiptarë që ne kemi pas ndonjëherë”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *