Yuri Kim viziton Kosovën, ambasadori amerikan: Diskutuam rreth bashkëpunimit dhe prioriteteve rajonale

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ndodhet për një vizitë në Kosovë, ku është pritur nga homologu i saj në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Me anë të një postimi në rrjete ociale, Hovenier thotë se ishte kënaqësi që takoi ambasadoren amerikane në Shqipëri, ndërsa e ka konsideruar dhe mike. Më tej ai bëri me dije se së bashku diskutuan se rreth bashkëpunimit dhe prioriteteve rajonale.

“Me kënaqësi mirëprita miken dhe kolegen time, ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim në Kosovë për t’ia treguar Prishtinën përreth. Ambasadorja Kim dhe unë u kënaqëm duke kujtuar historinë tonë të përbashkët, si dhe patëm një bisedë të mrekullueshme rreth bashkëpunimit dhe prioriteteve tona të vazhdueshme rajonale” shkruan Hovenier.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *