Heqja e fashës 800 KW, Shehi: Vendim politik! Në këtë shtet ka vetëm Edi Rama, jo ERE

Deputeti Dashamir Shehi, ka folur në lidhje me vendimin për të hequr dorë nga fashat e energjisë elektrike, vendim që ishte planifikuar të hynte në fuqi më 1 tetor.

I ftuar në emisionin ‘Open’, Shehi u shpreh se vendimi i qeverisë për tu tërhequr nga fashat mbi energjinë elektrike për muajin tetor, është një vendim politik. Më tej ai ka shtuar se është kuptuar qartë që nuk ka pasur ndonjëherë ERE, në këtë shtet ka vetëm, Edi Rama, vetëm ER.

“Për këtë muaj qytetarët nuk kanë pse tremben. Nëse vijon qeveria bëhet e pabesueshme, dhe mund të nisim të mendojmë se është bërë politikisht, se mund të nisin demostrata e të rritet pakënaqësia. Çdo të bëhet deri në vit të ri, një qeveri serioze e sqaron, kryeministri tha kemi ujë, arsyetim simplicist. Jemi në vjeshtë s’do thahet uji në tetor. Pas bamirësisë qeveritare qëndron se do zgjerohej grupi protestues. Qeveria është mësuar të marrë vendime sot për nesër, por deri për vit të ri mund tu thoshte shqiptarëve, se duket trendi. Do të bëja një gjë tjetër, fashën nga 800 KW do ta bëja 1 mijë që shqiptarët të mos ishin në presion permanent. Deri për vit të ri nuk mendoj që situata do të jetë e papërballueshme. Ka pasur reflektim politik.

Nuk ka shpjegim tjetër logjik. ERE i heq disa pupla shtetit shqiptar. Formalisht duhet të quheshin ent i pavarur, vendimi merret me disa përllogaritje por e morën se u duhej qeverisë, dhe tani do ta kthejë pas se sërish kështu i duhej qeverisë. U kuptua haptazi që nuk ka pasur ndonjëherë ERE, në këtë shtet ka vetëm, Edi Rama, vetëm ER”, tha Shehi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *