Col Imeraj, i akuzuar për vrasjen e dhëndrit të tij, dënohet sot nga Gjykata Themelore në Gjakovë me 27 vite burg.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 7 korrik të vitit 2020 në fshatin Bardhaniq të Gjakovës. I dënuari me origjinë nga Tropoja, është futur në shtëpinë e çiftit rreth orës 3:00 të mëngjesit. Me një çekan ka thyer derën e dhomës në katin e dytë të banesës, dhe fillimisht godet motrën e tij Diturie Mulaj, duke e plagosur me thikë në krahun e majtë, dhe më tej është vërsulur drejt dhëndrit të ndjerë 60-vjeçar, duke e goditur disa herë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
Shkaqet e këtij akti fatal nuk dihen ende. Por sot ai dënohet për tre vepra penale: “Vrasje të rëndë”, “Tentativë vrasje” dhe “Lëndim të lehtë”.