Digjet magazina bujqësore në Korçë

Një magazinë është përfshirë nga flakët gjatë, mëngjesit të sotëm në fshatin Petrushë, të Korçës.

U mësua se  bëhet fjalë për një magazinë bujqësore ku janë shënuar veç dëme materiale. Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje, bashkë me policinë që pritet të fillojë procedurat e hetimit, mbi shkaqet e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 05.10.2022, rreth orës 06:30, në hyrje të fshatit Petrushë, Pogradec, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një magazinë frigoriferike në pronësi të shtetasit H. H. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *