Një adoleshent ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë në gjendje kritike për jetën në një aksident automobilistik në Florida. Tre adoleshentët vodhën një Maserati të vitit 2016 në St.
Në videon e ngarkuar nga policia, e cila është marrë nga helikopteri, dy makina patrullimi i afrohen mjetit të vjedhur dhe efektivët që i bëjnë shenjë shoferit të ndalojë. 15-vjeçari Kendrick Lang, i cili ishte në sediljen e shoferit, rriti shpejtësinë, ndërsa policia ngadalësoi shpejtësinë për të shmangur një përplasje.
Adoleshentët, asnjëri prej të cilëve nuk kishte patentë drejtimi, vazhduan duke mbajtur këmbën në gaz, duke arritur shpejtësinë 200 km/h përpara se të humbnin kontrollin. Maserati goditi një bordurë, u ngrit dhe u ul me kokë poshtë. Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri 15-vjeçar Mario Boniglia. Shoferi dhe një tjetër 16-vjeçar, Malachi Daniels, u plagosën dhe po trajtohen në gjendje jo kritike për jetën.
Vjedhja dhe ndjekja u kapën rastësisht në video me helikopter.