Meghan Markle zbulon momentin e sikletshëm që ka kaluar gjatë adoleshencës

Në episodin e ri të podcastit ‘Archetypes’ Meghan Markle ka treguar një moment mjaft të sikletshëm që i ka ndodhur vite më parë. Ajo ka treguar se së bashku me nënën e saj kanë ecur lakuriq në një dhomë.

“Për ata që nuk e kanë provuar më parë kjo është një përvojë shumë e keqe për një vajzë që kalon pubertetin, sepse ju hyni në një dhomë me gra nga mosha 9 deri në ndoshta 90 vjeç, të gjitha duke ecur lakuriq”,- tha në fillim Meghan.

“Gjithçka që doja ishte një kostum banje, por nuk të lejohet meqë ra fjala dhe sapo e kalova atë siklet të adoleshencës, unë dhe mami, shkonim lart, duke pirë një tas me ujë me petalet me të shijshme dhe shikoja përreth të gjitha këto gra të tjera. Këto gra të bukura koreane që kishin përqafuar traditën e gjeneratave të ‘jimjilbang’ dhe e kishin ndarë atë me njëra-tjetrën”,- vijoi ajo më pas.

Së fundmi, pallati mbretëror ndau portretin e ri të familjes mbretërore, ku qartazi u duk se nuk kishte vend për Princ Harry-n dhe Meghan Markle. Pas këtij momenti, fotografi Misan Harriman ndau një foto bardhë e zi që shkrepi nga Duka dhe Dukesha e Sussex-it duke qëndruar afër teksa shtrëngonin duart me njëri-tjetrin.

“Duka dhe Dukesha e Sussex-it pak momente përpara se të merrnin pjesë në ceremoninë e hapjes së ‘OneYoungWorld’ muajin e kaluar”,- shkroi Harriman në foton e postuar në ‘Instagram’.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *