Gjykata e Posaçme merr të pandehur kryebashkiakun e Mallakstrës , Qerim Isamilin, për akuzën falsifikimit te formularëve.
Sipas SPAK Ismaili dyshohet se ka fshehur një dënim në shtetin grek për rrahje, në formularin e deklarimit, ngjarje e ndodhur në vitin 1998. Hetimet ndaj tij nisën pas denoncimit të Partisë Demokratike. Gjykata pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar dhe seancën e radhës, e cila do mbahet më 19 tetor, pritet që prokuroria të lexojë konkluzionet përfundimtare.