Protesta e pedagogëve/ Kreu i sindikatës: Me lëmoshë nuk gënjehemi

Kreu i Sindikatës së pedagogëve, Aleksandër Kovaçi  gjatë protestës që po zhvillohet sot në kuadër të  kërkesës së pedagogëve për rritjen e pagave  dhe përmirësimin e kushteve të punës ka deklaruar se ata e presin kryeministrin Edi Rama që ta takojnë në Rektorat, pot jo për të dhënë lëmoshë, pasi nuk gënjehen me të. Gjatë fjalës së tij, Kovaçi ka theksuar se pa të ardhura për kërkim shkencor nuk ka rritje.

“E mirëpresim kryeministrin për Rektoratin, por jo lëmoshë apo karamele. Me lëmoshë nuk gënjehemi. Bëhet fjalë për qëndrim esencial ndaj arsimit të lartë publik. Që ti përgjigjet ekonomisë së vendit dhe kërkimit shkencor. Pa kërkim shkencor nuk ka zhvillim. Rritja 50% për dy vite, eshte e panegociueshme. Dhe per vitet e ardhmshme dy here. Nese behet kjo rritje, nuk shkojme as sa Kosova, 1200 euro”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *