Në një situatë kur sulmet ndaj sistemeve më të rëndësishme të shtetit shqiptar u bënë të zakonshme, për çdo problem që mund të ndodhë me të dhënat apo llogaritë tona ekziston frika për “sulm”.
Këtë frikë duket se ka pasur edhe një nga personazhet publike të estradës shqiptare këngëtarja shqiptare Shqiponja Karafili e njohur gjerësisht si Poni në botën e artit ka ‘ngacmuar’ ndjekësit në postim të bërë së fundmi nga ajo në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar një foto të ekranit të telefonit kur duket se i ka shkuar një njoftim nga një bankë e nivelit të dytë. Bëhet fjalë për një llogari me vlerë prej 15 300 dollarësh.
“Depozita juaj direkte prej 15,300 dollarësh është marrë dhe do të jetë e disponueshme së shpejti,”- shkruhet në njoftim.